Flash News

KRYESORE

Britanikët, stresi i  humbjes së celularit më i madh se nga një sulm terrorist

Britanikët, stresi i  humbjes së celularit më i madh se nga

Një anketim i 2.000 britanikëve, nxori në pah faktin se humbja e telefonit apo edhe moskapja e trenit është stresues për ta, aq sa një sulm terrorist.

Gjetjet janë rezultat i një studimi të ri të kryer nga Shoqëria Fiziologjike në Britani, e cila anketoi burra dhe grat në të gjithë vendin për të vlerësuar se cilat ishin ngjarjet më stresuese në jetën e tyre.

Në krye të listës u renditën ngjarje si humbja e një njeriu të dashur apo sëmundjet e pashërueshme. Stresi nga sulmet terroriste u rendit në të njëjtin nivel për stresin e shkaktuar me atë të humbjes së një telefoni.

Stresi i shkaktuar nga Brexit renditej më poshtë në listë, se ai nga humbja e telefonit. Gratë rezultuan të kishin stres më të theksuar se meshkujt pothuajse për çdo ngjarje të rëndësishme të jetës.  Studiuesit vunë re se kishte një hendek të madh midis gjinive, përsa i përket nivelit të stresit, për terrorizmin, shëndetin apo zhvendosjen nga shtëpia.

Të fundit