Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Britney Spears ka një karrierë 30-vjeçare (po, e lexuat mirë…30 vjeçare!!!) dhe me gjithë uljet dhe ngritjet që ka pasur, është ende e suksesshme. Sa e suksesshme? Aq e suksesshme saqë biletat për koncertin e 3 korrikut ne Tel-Aviv u shitën brenda 30 minutash dhe… Partia e Punës e Izraeli (Israel Labor Party) vendosi t’i shtynte zgjedhjet partiake për në datën 4 korrik. Po….kaq e suksesshme është Britney Spears.
Megjithëse partia në fjalë ende nuk i ka bërë publike vendet e votimit, burime nga partia thonë se numërimi i kutive për disa qendra votimi do të bëhet në Tel Aviv Convention Center, përballë me vendin ku organizohet koncerti i Britney Spears-it. Një (tjetër) arsye për shtyrjen e zgjedhjeve mund të jetë siguria; për të dy aktivitetet do të nevojiten roje sigurie dhe punonjës shërbimi. Por, kush është fans i Britneyt (e kush nuk është?) e di që arsyeja e vërtetë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve është se të gjithë do të jenë duke ndjekur Britneyn në koncert live.