Flash News

KRYESORE

Bruno Mars dhuron 1 milion dollarë për banorët e Flintit...

Bruno Mars dhuron 1 milion dollarë për banorët e Flintit...

Ka qenë befasuese deklarata që këngëtari Bruno Mars ka bërë gjatë konsertit të tij në Auburn Hills, në Michigan. Gjatë një pushimi të shkurtër mes perfomancave të tij, ai ka deklaruar përpara publikut live se do të dhurojë një milion dollarë për t’i ndihmuar banorët e qytetit Flint, të cilët janë ekspozuar ndaj përqëndrimit të lartë të plumbit në ujin e pijëshëm.

“E falenderoj pa masë gjithë publikun e Michigan-it që më mbështet në këtë qëllim. Sfidat me të cilat përballen banorët e Flintit zgjasin me vite dhe është e rëndësishme të mos i harrojmë vëllezërit dhe motrat tona që janë goditur nga kjo katastrofë. Si njerëz, në veçanti si amerikanë, duhet të jemi të bashkuar dhe të përpiqemi që diçka e tillë të mos ndodhë më”, ka deklaruar Mars.

Problemet me ujin e pijëshëm në qytetin Flint kanë nisur nga viti 2014, ku më shumë se 100.000 banorë ishin të ekspozuar ndaj përqendrimit të lartë të plumbit në ujë. 

Të fundit