Flash News

KRYESORE

Bruno Mars paditet nga fotografja, nuk ka respektuar të drejtën e autorit

Ylli i Pop-it Bruno Mars, është paditur nga fotografja Catherine McGann, pasi Bruno ka postuar një foto kur ishte 3 ose 4 vjeç të realizuar nga McGann duke mos e përmendur këtë të fundit si autore të fotos.

Fotoja ku Mars në moshë të vogël performonte këngët e Elvis Presly është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale. Në dokumentat e publikuara nga prestigjozia amerikane “TMZ”, fotografja tregon se ajo foto e postuar në muajin qershor ka marrë më shumë se 1.2 milionë pëlqime duke pretenduar kështu se Bruno nuk i ka respektuar të drejtat e autorit.

McGann ka paditur Bruno dhe kompaninë e tij muzikore, “Warner Music”, për dëmet dhe përfitimet e bëra nga kjo foto.

Të fundit