Flash News

KRYESORE

Brutaliteti i Ramës me gruan e sëmurë, nuk pranon denoncimin dhe e lë pa fjalë mes lotësh

Brutaliteti i Ramës me gruan e sëmurë, nuk pranon denoncimin dhe

Në momentin që Edi Rama u përball për herë të parë në takimin e Vlorës me një problem real, që kërkon zgjidhje jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë Shqipërinë, ai u shmang dhe i ndërpreu fjalën qytetares.

Një zonjë tregoi se ishte e sëmurë me kancer dhe në pallatin ku ajo jeton janë diagnostikuar me këtë sëmundje edhe tre zonja të tjera. Ajo bëri fajtor për situatën pajisjet që pjekin mish me qymur poshtë pallatit.

“Në pallatin tonë janë diagnostikuar katër zonja me kancër. Me të gjithë luftën që po bëjmë për të jetuar, nuk po fitojmë dot luftën me ambientin. Në pallatin tonë janë dy pajisje që pjekin mish dhe djegin qymyr që në 7 të mëngjesit deri në 12 të natës. E kam ngritur këtë çështje të kryetari i bashkisë…”, po rrëfehej gruaja mes lotësh, por Rama e ka ndërprerë duke i thënë: “E kuptova, por nuk është një çështje që më takon mua”.

Në fakt, kjo është një prej çështjeve më serioze në Shqipëri që qeveria po refuzon t’i jap zgjidhje. Vdekjet nga kanceri po rriten në mënyrë të frikshme në të gjithë vendin, gjithashtu edhe vdekjet nga ajri i ndotur, por këto nuk përbëjnë çështje për kryeministrin.

Të fundit