Flash News

KRYESORE

BSH do të emetojë kartëmonedhën 10 mijë lekë, çfarë tematikash do të ketë

BSH do të emetojë kartëmonedhën 10 mijë lekë,

 Së shpejti Banka e Shqipërisë do emetojë në treg një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe.

 Ky vendim është marr sot në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Mësohet se  kartëmonedha do ketë portretin e poetit shqiptar Asdreni, simbole të flamurit kuq e zi si dhe një varg të zgjedhur nga Himni.  Gjithashtu u miratuan dhe tekstet  shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Aktualisht, vlera maksimale në kartëmonedhat e lekut është 5 mijë lekë me portretin e heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të BSH:

  • Miratimin e tematikës së kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë

 Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

 Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Të fundit