Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Në një ditë dimri shumë të ftohtë dhe me shumë borë, kur Musolinit po vinin deng telegramet nga lufta në Greqi, atë e kaploi një moment mërzitjeje dhe zemërimi shumë i madh. Telegramet flisnin për humbje të mëdha të ushtrisë italiane në territorin grek.
Duke parë nga dritaret borën që binte në Piazza di Venezia Musolini shkruan se këta ushtarë dhe këta oficerë të poshtër meritojnë të vriten, të masakrohen dhe të mbesin të gjithë në malet e Greqisë. Këta ushtarë dhe oficerë frikacakë po poshtërojnë Italinë dhe Musolinin, po e bëjnë këtë lider të madh të humbë luftën. Në një moment Musolini shfaq kënaqësi nga telegramet për humbjet e mëdha të ushtarëve italianë. Ai i imagjinon ata tufa tufa të shtrirë në borë të vdekur, i imagjinon si masa insektesh dhe kjo i jep një lloj kënaqësie.
Pak ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama shpërtheu në një nga takimet e rëndomta të bashkëqeverisjes me popullin, se atë po e hanin buburrecat. Kryeministri tha se administrata e tij dhe njerëzit e saj ishin buburreca që gërryenin trungun e pemës. Në një farë mënyre kryeministri ishte trungu i bredhit apo i lisit të cilën po e gërryenin buburrecat. Ai tha se i shihte buburrecat teksa ata e gërryenin atë. Rama tha se në qoftë se nuk zhduken këta buburrecë, trungu, ai vetë, do të shembej. Pra kërkonte zhdukjen e buburrecëve.
Është një skenë gati e njëjtë me atë të Musolinit. Që të dy shprehen gati njëlloj dhe që të dy shfaqin përbuzje për ushtarët, oficerët, zyrtarët e administratës apo punonjësit e saj. Që të dy i shohin si insekte, si buburrecë apo brumbuj që po shkatërrojnë trungun, pemën e madhe dhe të fortë.
Qëndrimi i Ramës, megjithatë, ka një ndryshim thelbësor. Në qoftë se Musolini është i vetëm në zyrë dhe i zemëruar, i dëshpëruar për atë që ndodh, kryeministri ynë është përballë njerëzve, është në transmetim drejpërdrejt në dhjetëra televizione.
Musolini nuk bën asgjë për propagandë. Është thjesht në zyrë dhe shkruan në ditar. Ai vetëm shpreh aty natyrën e tij të një lideri totalitar që e ka çuar popullin dhe ushtrinë e tij në një humnerë për idetë, planet dhe epshin e tij të panginjur për pushtet dhe lavdi. Ai aty shpreh, i vetëm në zyrë, përbuzjen e tij për ushtarët dhe oficerët të cilët po rrënojnë atë. Musolinit nuk i intereson fare fati i ushtarëve dhe i popullit të tij. Por këto gjëra edhe Musolini, fashist dhe propagandist i rrallë, nuk guxon t'i thotë në publik. Në publik ai mashtron popullin e tij duke folur për suksese dhe duke iu thurur lavde ushtarëve italianë që bien si heronj dhe mbajnë gjallë nderin e popullit dhe të Italisë.
Kryeministri Rama shpreh të gjithë ndjesitë e Musolinit, flet për veten si një trung dhe për ata që janë në administratë si buburreca, i përbuz ata dhe kërkon zhdukjen e tyre. Edhe kryeministri Rama, si Musolini, nuk e ka asfare ndërmend të shohë se është ai që e ka futur vendin në një rrugë qorre, në një rrugë ku mjerimi dhe korrupsioni jo vetëm prodhon paligjshmëri, por prodhon edhe mosfunsksionim të institucioneve.
Kryeministri Rama ka llogaritur gjithçka në atë qëndrim. Kryeministri nuk është duke shpërthyer nga zemërimi aty për aty se mori telegrame, siç mori Musolini. Kryeministri Rama është duke ushtruar pushtetin e tij si kryeministrër. A nuk është aktiviteti i vetëm i kësja qeverie takimet me “popullin” dhe transmetimi i tyre drejtpërdrejt.
Kryeministri e di dështimin e plotë kudo. Kryeministri e di për ekonominë e shkatërruar, e di për vjedhjet e zgjedhjeve të vitit 2017, e di për përfshirjen e krimit në politikë, e di për akuzat ndaj Dakos dhe vendimin e SHBA-së për të, e di për akuzat për Valdrin Pjetrin dhe Kajmakun, e di për gjyqin Tahiri etj., dhe di edhe për autorin e tyre.
Të paktën në nënvetëdije ai di gjithçka. Takimet me “popullin” nuk bëhen fare për të zgjidhur një nga hallet e pensioneve apo hipotekave, por për t'i hedhur hi syve apo trutë e gomarit pikërisht popullit. Dhe kjo bëhet vetëm duke mos folur për krimin dhe drogën, për Dakon dhe raportin e OSBE-së për korrupsionin dhe mjerimin, por duke gjetur mënyrën për të thënë se ai rrethohet nga buburrecë, për të thënë se rreth tij në qeveri dhe parlament, në administratë dhe në bashki gjendet një ushtri që po e ha atë, që po gërryen pemën e madhe dhe të vetme të drejtë.
Pra, ai shkoi te qëndrimet e Musolinit në mënyrë shumë racionale dhe nëpërmjet një operacioni të kujdesshëm propagande. Por çdo operacion racional i mendjers njerëzore nuk mund të fshehë kurrë atë që është e vërtetë. Dhe operacioni i propagandës i ideuar me kujdes çoi gjithsesi te fati që kryeministri është një mendje totalitare, bash si Musolini i cili e urren këdo, shfaq përbuzje për njerëz, ushtarë, oficerë, punonjës dhe funksionarë që mund t'i dëmtojnë atij lavdinë, suksesin dhe nuk ushqen epshin për pushtet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38