Flash News

KRYESORE

Budina akuzon qeverinë: E pashpirt, lë njerëzit në mëshirë të fatit

Budina akuzon qeverinë: E pashpirt, lë njerëzit në

Aktori Edmond Budina ka akuzuar shtetin shqiptar se po vuan që t’u gjendet njerëzve në nevojë pas tërmetit që goditi vendin. Ai tregoi një episod kur kishte shkuar t’i jepte ushqime personave që kishin mbetur në qiell të hapur. Budina tha se në momentin që shkuan te qytetarët, këta të fundit i panë si perëndi, sepse ishin lënë në mëshirë të fatit.

“ Shteti shqiptar është në kolaps dhe nuk e di në këtë vend a kanë shpirt këta njerëz apo nuk kanë shpirt këta njerëz. I kishin lënë njerëzit në mëshirën e tyre vetëm disa çadra ishin ngritur dhe njerëzit nuk kishin asgjë. Si të babëzitur, në fatkeqësinë e tyre të madhe kur na panë ne sikur iu shkoi perëndia. Unë nuk e di se në ç’vend mund të ndodhë kjo gjë që politikanët të tallen në këtë mënyrë me realitetin dhe me këtë tragjedi të madhe.”, tha aktori në “Ora News”.

Të fundit