Flash News

KRYESORE

Buffon drejt PSG-së, UEFA bëhet pengesë

Buffon drejt PSG-së, UEFA bëhet pengesë

Gigi Buffon para pak ditësh luajti ndeshjen e fundit me Juventusin dhe mesa duket është shumë pranë kalimit tek ekipi francez i PSG-së.

Sipas media italiane, Buffon ka pranuar marrëveshjen që i është propozuar nga kampionët e Francës dhe pritet të jetë pjesë e tyre për 2 vitet e ardhshme, me një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë që çdo gjë duket në rregull mes palëve, ajo që ka shqetësuar PSG-në është fakti që UEFA nuk e ka marrë ende masën disiplinore ndaj Buffon pas gjestit antisportiv në ndeshjen kundër Real Madrid, pas akordimit të penalltisë që solli kualifikimin e madrilenëve.

Kjo mund të ndikojë shumë në vendimin e PSG-së, pasi UEFA mund t’i japë një ndëshkim që mund ta penalizojë portierin për shumë ndeshje, apo duke e skualifikuar nga pjesëmarrja në ‘Champions League’ për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë në ditët në vazhdim pritet të merret edhe vendimi që do të përcaktojë nëse ky kalim do të realizohet.

Të fundit