Flash News

KRYESORE

Buffon i jep lamtumirën Juventusit, të shtunën luan ndeshjen e fundit

Buffon i jep lamtumirën Juventusit, të shtunën luan ndeshjen e
Të shtunën Gigi Buffon do të luajë ndeshjen e fundit me Juventusin dhe është shprehur se do të jetë gjithnjë mirënjohës për skuadrën që e bëri atë të ndihet kampion. “Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit. Isha i lumtur që këto vite i ndava me shumë njerëz. Ishte një udhëtim i bukur. Faleminderit edhe Juventusit. Në 2001-shin ata morën një talent, por ai talent u shndërrua në kampion. Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj. Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve.” – ka përfunduar Buffon,”-tha Buffon. Ndërkohë në një postim në Twitter, Buffon shkruan duke iu referuar skuadrës së Juventusit: “Kjo ishte familja nga e cila kam mësuar shumë.”

Të fundit