Flash News

KRYESORE

Buffon: Nuk i festoj ditëlindjet, Interi duket se nuk do të dorëzohet

Buffon: Nuk i festoj ditëlindjet, Interi duket se nuk do të

Gianluigi Buffon sot feston 42-vjetorin e lindjes. Legjenda e Juventusit vazhdon të jetë aktiv në futboll, një gjë e rrallë kur merr parasysh moshën e tij. Në një intervistë për sajtin zyrtar të klubit bardhezi, ai ka theksuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

"Në fakt, kur kalon njëfarë moshe, ditëlindjet nuk festohen me festa të mëdha si më parë. Gjithsesi, çdo ditëlindje e pres me buzëqeshje dhe me një kënaqësi të papërshkrueshme. Jam pranë familjes, klubit të zemrës dhe njerëzve që më kanë mbështetur gjithmonë", ka deklaruar Buffon.

Për sa i përket garës për titull, ai ka komentuar shkurt: "Do të jetë një luftë deri në momentin final. Lazio po bën gjëra të jashtëzakonshme, kurse Interi nuk do të dorëzohet".

Të fundit