Flash News

KRYESORE

Buffon për gjyqtarin: Në vend të zemrës ai ka një kosh mbeturinash

Buffon për gjyqtarin: Në vend të zemrës ai ka një kosh

Pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid-Juventus, ndërkohë që Buffon po intervistohej nga gazetarët, Ronaldo është ndalur duke i thënë diçka në vesh në momentin kur e përqafoi.

Sipas mediave të huaja, Ronaldo i ka pëshpëritur fjalën “Më fal”, edhe pse kjo mbetet diçka dyshuese.

Ndërkohë portieri legjendar i Juventusit, është shprehur se arbitri nuk është një qenie njerëzore dhe në vend të zemrës ka një kosh mbeturinash.

“Në vend të zemrës ka një kosh mbeturinash, nuk mund të jetë një qenie njerëzore”, ka thënë Buffon i revoltuar.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-3, duke i dhënë kualifikimin Real madridit në gjysmëfinalen e ‘Champions League’.

https://youtu.be/jirzjMcF3xQ

 

Të fundit