Flash News

KRYESORE

Buffon vlerëson Messin: Më i kompletuar se Ronaldo

Buffon vlerëson Messin: Më i kompletuar se Ronaldo

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë një vlerësim për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, ku ka veçuar argjentinasin si një lojtar të kompletuar me teknikalitet të lartë.

Në një konferencë për gazetarët ditën e djeshme, në prag të miqësores së Italisë me Argjentinën, Buffon u shpreh se Messi dhe Ronaldo janë dy lojtarë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili ka cilësitë e veta .

"Messi është më i plotë, ka më shumë cilësi teknike dhe një vizion të lojës që është më i denjë për një trekuartist sesa një finalist. Cristiano Ronaldo, ndoshta për shkak se është pak më i vjetër, është bërë një ‘vrasës’ në zonën e rrezikut. Krahasuar me atë se si ai ishte më parë, Ronaldo ruan më shumë energjinë e tij”, ka thënë Buffon.

Messi kryeson listën e golashënuesit të La Liga me vetëm 3 gola para portugezit Ronaldo.

Të fundit