Flash News

KRYESORE

Bujar Nishani e refuzoi në heshtje, KLP emëron prokuror burrin e Ermonela Felajt

Bujar Nishani e refuzoi në heshtje, KLP emëron prokuror burrin e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ekzekutoi dje vendimin e Gjykatës Admistrative të Apelit, duke propozuar emrin e Bledar Velikajt për prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e deputetes së PS, Ermonala Felaj, i cili në 2015 u refuzua të dekretohej në heshtje nga ish-presidenti Bujar Nishani nga oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.

Dje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 6 vota pro dhe 4 kundër (Arben Dollapaj, Bujar Sheshi, Kostaq Beluri dhe Nurihan Seiti) të miratojë kërkesën e Bledar Valikajt për ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit nr. 309 dt. 06.02.2019.

Anëtarët të cilët votuan pro zbatimit të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës e argumentuan qëndrimin e tyre me faktin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka arsye të ngrejë pretendime në lidhje me thelbin e urdhërimit të Gjykatës, sepse Këshilli nuk ka qenë palë në këtë konflikt.

Valikaj e paditi më pas Bujar Nishanin, në 2016-ën, aso kohe President i Shqipërisë, sepse sipas tij kishte rrëzuar në heshtje propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin e tij si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Disa muaj më parë, Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, ka dhënë vendimin lidhur me padinë e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj, Bledar Valikaj, të ngritur ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë lidhur me rrëzimin e kandidaturës së paditësit për pozicionin prokuror.

Të fundit