Flash News

KRYESORE

Buka ‘me hile’ në restorante, arsyeja pse duhet të mendoheni dy herë para se ta konsumoni

Buka ‘me hile’ në restorante, arsyeja pse duhet të

Ushqimin në restorante nuk kemi mundësi ta kontrollojmë, ndaj shumë artikuj këshillojnë për kujdes ndaj ushqimeve që mund të na serviren.

Sipas disa anketave të bëra në Britani, në disa restorante popullore, rezultatet lënë vërtet për të dëshiruar. Një pjesë e mirë e tyre bëjnë hile me produktin “më të lirë” të tryezës. Nuk është nevoja të shikoni kaloritë – është më shumë çështje e sigurisë që ofron restoranti për bukën e freskët.

Kështu, restorantet riciklojnë bukën nga tryezat e tjera. Pothuaj të gjitha restorantet nuk duan që ta dini këtë, por shumë prej punonjësve të shërbimit e konfirmojnë privatisht. Në tryezat ku buka nuk është konsumuar, merret shporta e bukës, mund të përzihet ose jo me bukë tjetër dhe ju serviret si e freskët. E gjithë kjo ndodh për të ulur kostot, por ju nuk e dini se po hani bukën e një tryeze që e ka lënë më parë.

Shumë njerëz pretendojnë se kjo ndodh rëndom në vendin e tyre të punës dhe është një nga pretendimet më të shpeshta të industrisë ushqimore./revistaclass

Të fundit