Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
“Populus duas tantum re anxius optat, panem et circenses”, kështu shprehj autori i madh romak Giovenale. Shprehje që përkthehet, pak a shumë: “Dy gjëra kërkon populli me padurim, bukë dhe lojra”.
Ky ishte “populizmi” në Romën e lashtë; shpërndahej bukë dhe mbaheshin lojra publike madhështore midis gladiatorëve.
Gjaku i atyre që vriteshin për të argëtuar qytetarët e perandorisë, nëpër amfiteatro të mbushur plot me njerëz që përtypnin bukë, ishte surrogati që zëvendësonte etjen për drejtësi.
Ndihmonin në mbajtjen e rendit social, madje edhe për të fituar dashamirësinë e popullit.
Padrejtësitë e jetës së përditëshme, skamja, korrupsioni i taksidarëve harroheshin në momentin më kulminant të betejës midis gladiatorëve; çasti në të cilën romaku, me bukën e thatë në një dorë, vendoste fatin e gladiatorit, vetëm me lëvizjen e gishtit të madh të dorës tjetër, kryente një katarsis decisiv për uljen e tensioneve.
Gjaku i derdhur, sipas kapriçios së publikut të ulur në shkallët e gurta të Koloseut, çlironte emocionalisht nga dëshira për drejtësi.
Parlamenti, Koloseu i demokracisë tonë hibride, në senacën e djeshme plenare ofroi një përballje midis gladiatorëve të politikës, e cila ngjason përherë e më shumë me lojrat e lashta.
Gjatë betejës verbale me Opozitën, Kryeministri shkëlqente në arrogancën e tij, madje dukej ngadhënjyes. Kërciste dhëmbët dhe tundte shkopin e drejtësisë; sikur të ishte ai gjyqtari i vetëm i fatit të tyre.
Gjuha, edhe ajo e trupit, dëshmojnë se Rama është mëse i vetdijshëm për fitoren. “I kapa”- duket sikur thoshte mimika e tij. Ky eksitim dëshmon pikërisht inçestin midis atij që aplikon ligjin dhe atyre që e bëjnë atë.
Goglat e hedhura, si zarët e Cezarit përballë lumit Rubikon, thonë se do të kemi de facto një drejtësi të “re”, bashkë me të ndoshta edhe një “republikë të re”, por alla Rama. E cila po konkretizohet si një lufte për pushtet me mjete të tjera (lexo drejtësi).
Nuk e ka të vështirë tani shkatërrimin politik të një armiku nëpërmjet “drejtësisë”. Kuptohet se “thesi” i konceptit të shpërdorimit të detyrës, është i madh po aq sa “thasët” që kanë mbushur politikanët tanë në njëzet e shtatë vjet. Të gjithë, pa asnjë përjshtim, janë brenda tij, ose mund të futen në të, për gjëra të mëdha ose të “parëndësishme”.
Për ata që nuk janë të verbuar nga ngjyra e teserës që mbajnë në xhep, mjafton fytyra e qeshur e një Kryeministri që i përmend drurin Opozitës që të kuptojë rrezikun e këtij momenti.
“Reforma” i dhuroi një kostum të ri, me tri kopsa: një për ekzekutivin, një për legjislativin dhe një për gjyqësorin. U prefsh në paqe, Monteskje!
Tani fillojnë akuzat, thirrjet në Prokurori dhe ndoshta arrestimet.
Do të jenë të bujshme, dhe sigurisht selektive. Plaçka e atyre që do të goditen, jeta luksoze e familjarëve të pasqyruar në rrjetet sociale, shtëpitë, vilat, makinat do t’i hidhen si gosti turmës. Histeria emocionale e shkaktuar do të gëzojë një popull të etur për hakmarrje sociale; por, mbi këto “kurbane” politike, do të ngrihet pandëshkueshmëria e atyre që do të ndëshkojnë sipas oreksit dhe shijes së tyre.
Koncension vs. PPP, Lazart vs. Kanabizmi masiv, CEZ vs. CEZ, ARMO vs. ARMO, etj., një spektaklë madhështor ku, sigurisht, peshorja e drejtësisë do të anojë nga ata që janë të vetëm në pushtet.
Panem et circenses, bukë dhe lojra, e thjeshtë si dy mijë vjet më parë.
Beteja politike do të japë spektakël, ndoshta edhe pak bukë të thatë, por nuk do të sjellë as drejtësi dhe as mirëqënie, vetëm një pushtet më të madh për një autokrat arrogant që duket gjithnjë e më shumë si një Kaligula.
Diferenca e vetme është se romaku bëri sentor një kalë, Kryeminsitri bëri deputetë dhe kryebashkiakë kriminelë. Pak a shumë gomerë, por më të rrezikshëm.
O tempora, o mores!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38