Flash News

KRYESORE

“Bukur këtu”, ëndrra që qetësoi nënën pas vetëvrasjes së të birit

“Bukur këtu”, ëndrra që qetësoi nënën

Një libër që buron nga thellësia mbytëse e vetëvrasjes së djalit të saj. Një rrëfim prekës i eksperiencës më të dhimbshme të një nëne. “Bukur këtu” është libri i amerikanes Linda Phillips, e cila tregon se çdo të thotë të përballosh një humbje të tmerrshme.

Një rrëfim i prekshëm i eksperiencës më të dhimbshme të jetës, Phillips jep një përshkrim të pasojave të vetëvrasjes në familjen e saj, por edhe procesin që e ndihmojë të rifitojë vetveten. Në këtë libër ajo tregon se si ndoqi dritën dhe gjeti paqen pasi doli nga errësira e humbjes së djalit Ditën e Falenderimeve.

Në këtë ditë, djali i saj 22-vjeçar, Nuçi Phillips vendosi t’i japë fund jetës pas një lufte me depresionin e rëndë. Pas humbjes së djalit, Phillips u bë pjesë e një kauze mjaft të rëndësishme për t’i dhënë të rinjve dashurinë dhe mbështetjen dhe krijoi hapësirën “Nuçi”, në kujtim dhe respekt të djalit të saj.

“Nuçi Space” është një vend ku mund të kërkosh këshilla për të trajtuar shëndetin mendor, është një katalizator që i ka shpëtuar jetën shumë të rinjve. E ftuar në studion e “Rudina” shkrimtarja tregoi më tepër për librin kushtuar djalit të saj të ndjerë.

Një libër që buron nga thellësia mbytëse e vetëvrasjes së djalit të saj. Një rrëfim prekës i eksperiencës më të dhimbshme të një nëne. “Bukur këtu” është libri i amerikanes Linda Phillips, e cila tregon se çdo të thotë të përballosh një humbje të tmerrshme.

Një rrëfim i prekshëm i eksperiencës më të dhimbshme të jetës, Phillips jep një përshkrim të pasojave të vetëvrasjes në familjen e saj, por edhe procesin që e ndihmojë të rifitojë vetveten. Në këtë libër ajo tregon se si ndoqi dritën dhe gjeti paqen pasi doli nga errësira e humbjes së djalit Ditën e Falenderimeve.

Në këtë ditë, djali i saj 22-vjeçar, Nuçi Phillips vendosi t’i japë fund jetës pas një lufte me depresionin e rëndë. Pas humbjes së djalit, Phillips u bë pjesë e një kauze mjaft të rëndësishme për t’i dhënë të rinjve dashurinë dhe mbështetjen dhe krijoi hapësirën “Nuçi”, në kujtim dhe respekt të djalit të saj.

“Nuçi Space” është një vend ku mund të kërkosh këshilla për të trajtuar shëndetin mendor, është një katalizator që i ka shpëtuar jetën shumë të rinjve. E ftuar në studion e “Rudina” shkrimtarja tregoi më tepër për librin kushtuar djalit të saj të ndjerë./Klantv/

Të fundit