Flash News

KRYESORE

Bukuroshja nga Kosova, shpallet “Miss Manchester” në Britaninë e Madhe

Fatime Gashi, vajza me origjinë nga Kosova, mbrëmjen e djeshme është kurorzuar me titullim “Miss Manchester”, duke u shpallur kështu vajza më e bukur e qytetit të Machesterit në Angli.

Mediat angleze e kanë konsideruar mjaft frymëzues rrëfimin e saj, ndërkohë që ajo është shprehur se ky qytet i ka dhënë shumë asaj dhe se trumfi i saj si mis është si një ëndërr.

“Mançesterti më ka dhënë kaq shumë dhe ndihem sikur jam në një ëndërr”, ka thënë Fatimja.

Ajo ishte vetëm 2 vjeç kur familja e saj u largua nga Kosova për në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar luftës, dhe atje kanë ndërtuar një jetë të re.

Bukuroshja është studente e fakultetit të mjekësisë në Salford dhe fitoi zemrat e jurisë në finalen e madhe të “Miss Manchester”.

Të fundit