Flash News

KRYESORE

“Bulevardi është plot”. Analisti i ‘The Ekonomist’ vlerëson protestën e opozitës

Protesta e së shtunës e opozitës është ndjekur nga një numër i madh gazetarësh të mediave të rëndësishme Mes tyre spikati analisti politik Tim Judah, i gazetës prestigjioze “The Economist”.

Për 27 mijë ndjekësit e tij në ‘Twitter’, anglezi ka publikuar disa foto dhe dhe tre komente. Judah e përshkruan tubimin si mjaft paqësor dhe të mbushur plot me qytetarë që protestojnë kundër qeverise shqiptare.

“Me kolegët e BalkanInsight dhe të ‘Reporteralbania’ për të mbuluar protestën e sotme të opozitës. Bulevardi është plot. Deri tani gjithçka paqësore”, shkruan fillimisht Judah. “Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ngjitur në skenë”, vijon ai, që më pas njofton se protesta u mbyll.

Tubimi i radhës i opozitës do të organizohet të premten e 31 Majit, që përkon me ditën e çeljes së fushatave nga Partia Socialiste. Kreu i PD, Basha këmbëngul se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Të fundit