Flash News

KRYESORE

Bullgaria dhe Holanda dërgojnë në Tiranë ambasadorët e rinj

Bullgaria dhe Holanda dërgojnë në Tiranë ambasadorët e

Bullgaria dhe Holanda kanë dërguar në Tiranë ambasadorët e tyre të rinj. Presidenca njofton se kreu i shtetit Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Bullgarisë në vendin tonë, Momtchil Stoyanov Raytchevski.

“Presidenti Meta vlerësoi lidhjet historike e kulturore si dhe marrëdhëniet shumë të mira e të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Duke u ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Meta nënvizoi se, Bullgaria mbetet një partner tradicional dhe shumë i rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjithashtu, po sot, Presidenti pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në vendin tonë, Guusje Korthals Altes.

Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Holanda i kushton bashkëpunimit me Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të agjendës evropiane dhe përmbushjes së prioriteteve kyçe.

 

Të fundit