Flash News

KRYESORE

Bullgaria merr Presidencën e BE, Ballkani Perëndimor prioriteti i parë

Bullgaria mori më 1 janar presidencën e radhës të BE-së, hera e parë për vendin ballkanik që pas anëtarësimit në union.

Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, presidenca bullgare do fokusohet në katër tema qendrore, Ballkani Përëndimor, e ardhmja e BE, migrimi, mbrojtja dhe digjitalizimi.

Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor.

Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje.

“Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane dhe lidhje mes tyre dhe vendeve anëtare”, thuhet në website-n e presidencës bullgare.

Liderët e BE-së ranë gjithashtu dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje kompromisi mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në union.

Bullgaria e mori presidencën e radhës nga Estonia dhe do t’ia dorëzojë Austrisë.

Çfarë 2018-e do të jetë për botën (gjeopolitike) ku jetojmë. Parashikimi

Të fundit