Flash News

KRYESORE

Bundesliga: 'Gladbach përmbys Bayernin, Dortmundi fiton me goleadë

Bundesliga: 'Gladbach përmbys Bayernin, Dortmundi fiton me

Borussia M'Gladbach sot fitoi me përmbysje 2-1 kundër Bayernit në kampionatin gjerman. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bavarezëve, por më pas klasikja e Bundesligës ndryshoi krejtësisht.

Ivan Perisic ishte ai i cili shënoi golin e parë të takimit, por 'Gladbach nuk e humbi ritmin dhe toruan. Skuadra pritëse arriti të barazojë pas një ore lojë. Bensebaini shënoi me kokë pas një goditje këndi. Mbrojtësi nga Algjeria u bë heroi i skuadrës së tij, sepse shënoi në sekondat e fundit edhe golin e dytë.

'Gladbach tashmë kryeson me 31 pikë në Bundesligë dhe Bayern ka 7 pikë më pak. dhe diferenca me Bayern shkon 7 pikë. Në vend të dytë (30 pikë) renditet Leipzig, që fitoi 3-1 me Hoffenheim.

Dortmundi, ndërkohë, shkatërroi 5-0 Dusseldorfin. Reus dhe Sancho shënuan dopieta, ndërsa Thorgan Hazard shënoi një herë.

Të fundit