Flash News

KRYESORE

Bundesliga: Hoffenheim mposht Bayernin, Borussia nuk përfiton

Bundesliga: Hoffenheim mposht Bayernin, Borussia nuk përfiton

Bayern bëri një mrekulli në mesjavë duke fituar 7-2 ndaj Tottenham-it në Champions League, por në kampionat gjërat sot nuk i ecën fare. Skuadra bavareze u mposht 1-2 në shtëpi nga Hoffenheim.

Skuadra e trajnerit Kovac luajtën me formacionin e parë - edhe pse me disa mungesa - por nuk arritën të mposhtnin miqtë, të cilët shënuan dy herë me Adamyan. Goli i sulmuesit Lewandowski nuk mjaftoi për të marrë pikë.

Bavarezët, gjithsesi, ruajnë vendin e parë në renditje me 14 pikë nga 7 javët e para, sepse Borussia Dortmund nuk e shfrytëzoi këtë hap fals të rivalëve direktë për titullë.

Verdhezinjtë këtë pasdite barazuan 2-2 me Freiburgun dhe me këtë rezultat ngjiten në vend të dytë me 14 pikë (golaverazhi e diferencon nga Bayern kryesues).

Të fundit