Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
‘Buratinë të vegjël në funksion të Ramës’/ Vasili: Ju tregoj arsyet përse Komisioni Hetimor kundër Metës ishte i paligjshëm
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka folur rreth seancës së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta që u mbajt paraditen e sotme. Sipas Vasilit, ky komision është i paligjshëm si nga ana juridike, ashtu edhe nga ajo morale.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin ‘Neës 24’, Vasili tha se juridikisht ky komision binte pasi të njëjtët antarë e kishin votuar më parë rezolutën e miratuar nga Parlamenti, që i quantë antikushtetuese veprimet e presidentit Meta.
Elemnti tjetër juridik sipas Vasilit, që e bën të paligjshëm këtë komision është se antarët e tij që vinin nga zgjedhjet e shtyra të 25 qershorit, i kërkonin Metës përse i kishte shtyrë zgjedhjet.
Presidenti sot kishte një komision të paligjshëm, kjo nuk diskutohet. Ishte një komision i paligjshëm edhe juridikisht, edhe moralisht. Juridikisht sepse ishte një komision që vinte pas një rezolute të miratuar nga Parlamenti që i kishte quajtur antikushtetuese veprimet, dhe këta antarë të komisionit i kishin votuar. Dhe pyetja ishte, ç’do hetonin sot kur këta ishin shprehur një herë për këtë gjë? Pra, komisioni që këtu binte.
Juridikisht, ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishë, që antarë të komisionit të prodhuar nga zgjedhje të shtyra, se zgjedhjet e 25 qershorit qenë të shtyra, po i kërkonin presidentit pse i shtyve zgjedhjet. Kjo besoj është një rrethanë që i bën qesharak, thjeshtë dhe vetëm ishin ca buratinë të vegjël në funksion të një urdhëri të çmendur të Edi Ramës, i cili në mungesën e arsyes dhe të arsyetimit llogjik, juridik, e të gjitha, futet në aventura të tilla.
E treta, që është më e rëndësishme, vendimi i opozitës për të djegur mandatet mori sot edhe një argument tjetër. Pasi Parlamenti, siç e patë, u vu në dispozicion të paligjshmërisë deri në elementet thelbësore, ju e dini atje ka antarë të komisionit që kanë firmosur për shkarkimin e presidentit dhe janë antarë të komisioni hetimor. Por rregullorja e përjashton në mënyrë kategorike se ai që bën kërkesën nuk mund të jetë edhe ai që gjykon.
Pra, Parlamenti thjeshtë është bërë një çirak, një apendiks, një zgjatim, një zorrë qorre e kryeministrit dhe ai vete bën të gjitha gjërat. Kështu që shumë mirë që opozita nuk është më pjesë e këtij Parlamenti për t’i dhënë zgjidhje një Parlamenti që të të jetë dinjitoz në funksionin dhe punën e tij.