Flash News

KRYESORE

Burg për 8 të arrestuarit e drogës në Llakatund, lirohet inspektori i policisë

Burg për 8 të arrestuarit e drogës në Llakatund, lirohet

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 8 nga 9 të arrestuarit në fshatin Drithas, ku pak ditë më parë u sekuestruar një asi e madhe droge. 

Trupi gjykues ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 8 të arrestuarit, ndërsa për inspektorin e policisë “detyrim paraqitje”.

Konkretisht, arresti ka prekur shtetasit: 

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës;

Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas; 

Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;

Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund. 

Ndërkohë, për inspektorin tjetër të policisë, Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në cilësinë e efektivit të zonës, është vendosur “detyrim paraqitjeje”. 

15 ton drogë u sekuestruan nga ana e policisë 3 ditë më parë në Vlorë. 

Të fundit