Flash News

KRYESORE

'Burg' për Agim Kajmakun, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë dhe urdhër për kontroll banese

'Burg' për Agim Kajmakun, Gjykata e Tiranës jep masën e

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish kryebashkiakun e PS në Vorë, Agim Kajmakun, një ditë pasi prokuroria lëshoi një urdhër –arresti ndaj tij.

Masa e sigurisë është dhënë në mungesë të ish kryebashkiakut të shkarkuar më 1 nëntor nga KQZ, për shkak se shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe nuk deklaroi një dënim në shtetin grek.

Po ashtu, gjykata ka kërkuar edhe kontrollin e banesës së Kajmakut, ndërsa dje policia i shkoi në banesë, por nuk e ka gjetur.

Nga ana tjetër, ndaj Kajmakut rëndon tashmë edhe një tjetër akuzë, ‘Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës’. Pas shkarkimit nga KQZ, ai ka shkarkuar nga detyra dy zv.kryetarët e bashkisë Vorë, çka përbën një tjetër shkelje.

Kujtojmë se ka qenë Partia Demokratike ajo e cila denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër, Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria konfirmoi më pas se pas verifikimit të shenjave të gishtave personi Jorgo Toto dhe Kajmaku është i njëjti person.

Fillimisht Kajmaku i mohoi akuzat, por pas reagimit të organit të akuzës ai u justifikua se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi.

Të fundit