Flash News

NDËRKOMBËTARE

Burg për kundërshtarin e Putinit, BE kërkon lirimin e menjëhershëm

Burg për kundërshtarin e Putinit, BE kërkon lirimin e

Lideri opozitar i Rusisë, Alexei Navalny, është dënuar me 15 ditë burg, për shkak se i ka rezistuar urdhrave të policisë gjatë protestave masive të dielën në Moskë.

Navalny ishte njëri nga 500 të arrestuarit që u ndaluan nga policia pas protestave raporton BBC.

Ndërkohë, sot më herët, gjykata e Moskës e gjobiti atë me 350 dollarë për shkak se ka organizuar protesta të ndaluara.

Kremlini e ka akuzuar opozitën se ka bërë nxitje për shkelje të ligjit, si dhe për dhunë.

Protestat u mbajtën në gjithë Rusinë pas akuzave se kryeministri i vendit, Dmitry Medvedev është përfshirë në korrupsion.

Bashkimi Europian ka reaguar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar, duke theksuar se protesta është e drejtë e qytetarëve.

Të fundit