“Burg të përjetshëm”, artistët e Kosovës në protestë për vajzat që përdhunohen

Kosova dhe Shqipëria po përballen gjithnjë e më shumë me ngjarje përdhunimi, të cilat janë një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar. Pas ngjarjes së Kavajës, ku një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar nga 7 persona, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar dhe në Kosovë. Një 16-vjeçare nga Drenasi është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj e më pas nga polici hetues.

Kjo ngjarje e rëndë nuk ka ngelur në heshtje dhe as në kuadër vetëm të emisioneve televizive e debateve politike. Në Kosovë, artistët kanë zbritur në rrugë për të protestuar. Në fillim ishte Nora Istrefi, e cila ka postuar në video në Instagram, ku ndërsa dëgjon protestën në radio, shkruan:

“Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë . Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka arritur! Pedofilat burg të përjetshëm.”

Ndryshe nga Nora, Dafina Zeqiri i është bashkuar protesëtës me qytetarët, me pankarta në duar. Me pankartën “Bac edhe sa thirrje”, Dafina shkruan në Instagram:

“Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire!!”


Edhe Eliza Hoxha është bërë pjesë e protestës dhe në Instagram shkruan:

“Përdhunuesit në burg! Kundër abuzimit të vajzave dhe grave në sferën publike e në shtëpi.”