Flash News

KRYESORE

Burgu i ri në Shkodër, Ministria e Drejtësisë hap konkursin për 342 pozicione pune

Ministria e Drejtësisë ka hapur konkursin për 342 pozicione pune në burgun e Shkodrës. 327 pozicione pune për punonjës të rolit bazë dhe 15 pozicione për punonjës të rolit të mesëm.

Afati i dorëzimit të aplikimeve do të jetë i hapur deri më 3 dhjetor për të dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, ku kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, dhe procedurën e konkurrimit dhe vlerësimit.

Kandidatët për pozicionin, 'Punonjës me Status Polici' në “Policinë e Burgjeve” duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

-Të jetë shtetas shqiptar;

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

-Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

-Të mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

-Në vlerësim do të kenë prioritet kandidatët që kanë qenë pjesë e forcave të armatosura ose që kanë shërbyer në policinë e shtetit.

Kandidatët për Punonjës Civil në IEVP duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:

-të jetë shtetas shqiptar;

-ka zotësi të plotë për të vepruar;

-është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

-nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

-Personeli shëndetësor, përveç diplomës, duhet të jetë i pajisur edhe me lejen e ushtrimit të profesionit.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

  1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionet e mësipërme duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 

     

Kërkesën që specifikon pozicion për të cilin po aplikohet;

Jetëshkrimi i plotësuar (CV):

Fotokopje e diplomës së arsimit përkatës dhe listës së notave;

Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;

Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut

Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore:

Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit:

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në adresën e-mail: info@dpbsh.gov.al ose me postë në adresën: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Rruga “Zef Serembe”, ish BRMR (Brigada e Mbështetjes Rajonale), Tiranë.

"Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet kritereve të konkurrimit që do të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë", thuhet në njoftimin e ministrisë. 

 

Të fundit