Flash News

KRYESORE

“Burim për stabilitetin në rajon”, NATO mbështet krijimin e ushtrisë së Kosovës

“Burim për stabilitetin në rajon”, NATO mbështet

Zyra e shtypit të NATO-s ka shkruar se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK vazhdon të zhvillohet, atëherë do të duhet të rishqyrtohet niveli i angazhimit të NATO-s në Kosovë.

NATO thekson se transformimi i forcave të armatosura të Kosovës në ushtri është një çështje që i takon autoriteteve të Kosovës.

“Qëndrimi i NATO-s është i qartë, kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës. Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese,” shkruan zyra e shtypit e NATO-s.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon”, vijon më tej zyra e shtypit.

Të fundit