Flash News

KRYESORE

Burime diplomatike për Zërin e Amerikës: Shqipërisë nuk i hapen negociatat

Burime diplomatike për Zërin e Amerikës: Shqipërisë nuk

Mundësitë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim nga vendet anëtare, duket se po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Burime diplomatike i kanë thënë Zërit të Amerikës, se Gjermania, një nga vendet më me peshë në Bashkimin Europian pritet që të kërkojë shtyrjen e marrjes së vendimit për në vjeshtë. Sipas praktikës, qeveria gjermane do të duhet që pas publikimit të rekomandimit nga ana e Komisionit europian, t’i paraqesë Bundestagut, një raport lidhur me pozicionin e saj për vendimin që duhet marrë. Deri më sot nuk rezulton që Qeveria ta ketë ndëmarrë një hap të tillë.

Dhe përfaqësuesë me peshë në parlamentin gjerman kanë paralajmëruar po ashtu shtyrjen, duke e motivuar këtë me kohën e pakët në dispozicion për të vlerësuar raportin e Komisionit europian. Sipas të gjitha gjasave parlamenti gjerman do të shprehet në gjysmën e dtë të muajit shtator ose tetor.

Të fundit