Flash News

KRYESORE

Burime të TV Klan: Daniel Drobaj mohon të ketë plagosur efektiven Nuku

Burime të TV Klan: Daniel Drobaj mohon të ketë plagosur efektiven

TV Klan, në edicionin e lajmeve të mesditën raporton se Daniel Drobaj, i riu i arrestuar si personi që hodhi kapsollën që plagosi rëndë efektiven Ina Nuka ka mohuar të jetë ai autori.

Përballë oficerëve të policisë 18-vjeçari pranoi se ka hedhur 3 kapsolla drejt punonjësve të policisë ditën që po protestohej përballë Parlamentit, por nuk kishte si qëllim të dëmtonte efektivët.

Nga ana tjetër policia thotë se disponon prova shkencore që Drobaj është personi që ka ndezur kapsollën e cila dëmtoi rëndë policen 24-vjecar. Sipas policisë, i riu është identifikuar nga pamjet filmike. Ai u ndalua gjatë protestës edhe nga disa efektivë të policisë siç duket edhe në këto pamje por mundi të shpëtojë. Të arrestuarit pritet të dalin të dielën përballë gjykatës, ndërsa prokuroria ka kërkuar që 7 prej tyre të hetohen me masën e arrestit me burg dhe 5 të tjerë të hetohen në gjendje të lirë.

Për 18-vjeçarin Drobaj, Prokuroria do t’i kërkojë gjykatës që të hetohet nën masën e arrestit me burg pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat e “Plagosjes së rëndë me dashje’, “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditjes për shkak të detyrës” si dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të fundit