Flash News

KRYESORE

Burimet: Çadra nuk largohet, PD me organizime të reja pas 13 majit

Burimet: Çadra nuk largohet, PD me organizime të reja pas 13 majit

Fjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, se sot përmbyllet qëndresa 12 javore për të nisur nesër themelimin e Republikës së Re, la hapësirë për interpretime dhe veçanëritë për mundësinë e largimit të çadrës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Por burime zyrtare brenda Partisë Demokratike kanë thënë për Politiko.al se nuk është marrë asnjë vendim për largimin e çadrës. Përkundrazi, shprehen këto burime, çadra do vijojë të qëndrojë aty, ndërsa PD do nisë edhe organizime të reja në kuadër të planit për “themelimin e republikës së re”, për të cilin Basha flet prej muajsh.

Një moment i rëndësishëm është protesta e nesërme ku pritet një pjesëmarrje masive, shumë herë më e madhe se ajo e 18 shkurtit. Dalja e njerëzve në protestë pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për opozitën për të intensifikuar aksionin për krijimin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sigurisht jo më 18 qershor sepse për PD-në dhe aleatët tashmë kjo datë është e djegur.

Të fundit