Flash News

KRYESORE

Burimi më i mirë i magnezit, roli i kivit në rregullimin e tensionit të gjakut

Burimi më i mirë i magnezit, roli i kivit në rregullimin e

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor, i cili ndryshe nga çfarë mendohet, mund të shfaqet edhe në moshat e reja.

Sipas udhëzimeve të “International journal of Cardiology” vlerat normale të presionit arterial duhet të jenë 120/ 80 mmHg, ndërkohë që çdo vlerë mbi 140 konsiderohet si hipertension apo presion i lartë gjaku.

Hipertensioni jep komplikacione që mund të jenë dhe fatale për pacientin, si dëmtim të muskulit të zemrës, hemorragji cerebrale, dëmtim të veshkave, zgjerim të aortës etj.

Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kivi në ditë.

Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut. Shoqata Amerikane e zemrës (American Heart Association), duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni.

Studimi u krye në një kampion prej 118 pjesëmarrësish, të gjithë mbi 55 vjeç që kishin tension të lartë.

Ata u ndanë në dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte të detyruar, 1 mollë në ditë për 8 javë rresht ndërsa grupi tjetër 3 kivi në ditë për 8 javë rresht.

Në përfundim rezultatet treguan se tek grupi që kishin përdorur kivi për 8 javë rresht, presioni i gjakut kishte rënë me 3.6 mm më pak sesa kishtë patur grupi tjetër që kishtë përdorur mollën, duke bërë që kivi të ulë keshtu tensionin e lartë.

Të fundit