Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Graeme Wood/ The Atlantic
Muajin e kaluar, më kërkuan të nënshkruaja "Letrën për Drejtësi dhe Debat të Hapur", botuar tani në Harper’s Magazine, me nënshkrimet e 153 gazetarëve dhe akademikëve, duke përfshirë kontribues të The Atlantic. Letra paralajmëronte “konformitet ideologjik” dhe “iliberalizëm” në institucionet liberale, dhe vinte në dukje një tendencë për të përballur mendimet kundërshtuese jo me debat, por me kërcënimin e vendit të punës së disidentit, apo edhe duke kërcënuar vendin e punës së atyre që, thjesht, vërejnë ekzistencën e mospajtimit. Të gjithë kemi kufij; disa tema janë poshtë dinjitetin tonë për t’u debatuar. Nënshkruesit argumentonin se kategoria e të padebatueshmes duhej mbajtur sa më e vogël, dhe të mos i shtoni asaj sa herë që formoni një mendim.
Ndoshta ngaqë kaloj shumë kohë duke dëgjuar njerëz me mendime të çmendura, unë jam simpatizues i pikëpamjes që mënyra e vetme për të jetuar një jetë intelektuale të shëndetshme është ta ekspozoni veten vazhdimisht ndaj mendimeve të çuditshme ose të neveritshme. Por, kurrë nuk firmos peticione ose letra të hapura. Unë u thashë organizatorëve të letrës se, nëse kam diçka për të thënë, do të shkruaj letrën time. Letrat e hapura janë të tmerrshme, dhe kurrë nuk duhet të shkruani apo nënshkruani një të tillë.
Këto janë arsyet pse zhanri i letrave të hapura duhet të vdesë:
…janë të shkruara keq. Letrat e hapura priren të formulohen nëpërmjet gjithëpërfshirjes, kështuqë do të nënshkruhen nga sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ato nuk mbajnë asnjë gjurmë të autorëve individualë, dhe mënyra më e lehtë për t’i fshirë ato gjurmë është të shkruarit në një stil të mpirë, anonimizues, pa idiosinkrasi dhe mençuri. (Nëse kërkoni idiosinkrasi dhe zgjuarsi, lexoni artikujt që kolegët e mi të The Atlantic, që nënshkruan letrën, shkruajnë nën emrat e tyre.) Ky proces e drunjëson gjuhën, dhe rezultati në rastin e letrës së Harper’s është një varrezë e prozës, pa një fjali të vetme të fuqishme ose fjali të denjë për t’u cituar. Humori është veçanërisht i ndaluar. Martin Amis e nënshkroi letrën, por unë kam lexuar mjaft prej tij për të ditur që ai kurrë nuk do ta kishte shkruar atë letër nëse mendonte se në ndonjë ditë të Gjykimit Letrar do të thirrej para Zotit për t’u përgjigjur vetëm për stilin e saj.
…janë të ekspozuara para dyshimeve. Çfarë duhet të mendojmë për një letër të nënshkruar nga Martin Amis që nuk mund të jetë shkruar nga Martin Amis? Unë mendoj se një interpretim është "Amis me të vërtetë duhet të besojë në këto gjëra, nëse është i gatshëm të shtypë refleksin e vet për t’i lënë vend një klisheje, çmimin e së cilës ne tashmë po paguajmë". Një interpretim tjetër, më armiqësor, është se nënshkruesit - ata që konsiderohen politikisht të respektueshëm, të paktën - nuk mund t’i besojnë këto gjëra. Kështu që ata duhet të kenë nënshkruar letrën si pre të një mashtrimi, dhe të tjerët i manipuluan për qëllime të kota. Emily VanDerWerff sugjeron që letra përmban «shumë nëntekste kundrejt pozicioneve anti-trans», dhe se këto mesazhe urrejtëse ishin të padëgjueshme për shumë nënshkrues (me përjashtim, ndër të tjerë, të JK Rowling, e cila kohët e fundit është bërë një figurë e urryer në mesin e aktivistëve trans, dhe Jesse Singal, e cila shkroi një cover story për çështjen trans në këtë revistë). Të tjerët vërejnë si një lloj shenje praninë e Bari Weiss, e cila si studente e Columbias bëri fushatë kundër profesorëve si Joseph Massad, i cili i ka krahasuar hebrejtë izraelitë me nazistët. Me siguri, këta luanë liberalë nuk do ta kishin nënshkruar letrën nëse do ta kishin ditur që një një kinse-liberael si Weiss do firmoste? Sugjerimi që disa dhjetëra liberalë "u manipuluan" nga disa mashtrues iliberalë është qesharak. Të gjithë lexuan dhe firmosën të njëjtën letër. Prapëseprapë, firmëtarët duhej të kalonin kohë duke e mbrojtur letrën nga mëkatet e disa prej firmëtarëve të tjerë, dhe duke spekuluar për naivitetin e supozuar të të tjerëve - në vend që të promovonin substancën e saj.
…nuk janë të nevojshme. Më 1931, pasi u bë e famshme teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit, u botua një pamflet me titullin "100 autorë kundër Ajnshtajnit". Ajnshtajni u përgjigj, "Pse njëqind? Nëse ata do të kishin të drejtë, njëri do të kishte qenë i mjaftueshëm." Një nga kënaqësitë më të mëdha të të shkruarit për publikun është kënaqësia për të patur të drejtë, dhe të shikosh lexuesit e tu të rezistojnë para se të kuptojnë se keni të drejtë. Sa më i vogël minoriteti në të cilin shkrimtari e gjen veten, aq më e madhe është kënaqësia të shohësh audiencën tek pendohet ngadalë dhe bashkohet me ty. Shumë shkrimtarë në listën e Harper’s e njohin këtë kënaqësi. Por sa më e gjatë të jetë lista, aq më pak kënaqësi - dhe në një moment, një shkrimtar duhet të pyesë veten, pse do të shqetësohej të nënshkruante, si një emër midis dhjetërash, kur në vend të kësaj mund të korrte shpërblime shumë më të mëdha të vetëkonfirmimit solitar. Për të patur të drejtë mjafton kaq.
…ngjajnë burracake - edhe kur nuk janë. Një arsye për të hequr dorë nga kënaqësia e një qëndrimi të drejtë solitar është siguria te numrat. Nëse ju jeni një emër në mesin e shumëve, dhe emrat e tjerë përfshijnë Salman Rushdie, Katha Pollitt dhe Margaret Atwood, a mund të ishit duke ia futur kot? Letrat e hapura nënkuptojnë më shumë kur nënshkruesit e tyre e pranojnë rrezikun duke i nënshkruar. Pak nga nënshkruesit e letrës së Harper’s rrezikuan shumë, dhe disa që morën përsipër rrezikun nuk ishin të vetëdijshëm për të, dhe u lëkundën, në mënyrë komike, kur kuptuan rrezikun që kishin pranuar. Letrat dhe peticionet më të shpërfillura janë ato që nuk kërkojnë asgjë nga nënshkruesit - as kohë, as përpjekje, as rrezik të reputacionit ose të jetës. Kjo është arsyeja pse askush nuk e vret mendjen për kundër-letrën që qarkullonte si përgjigje e letrës së Harper’s. Asnjë nga nënshkruesit e kundër-letrës nuk është në rrezik për asgjë, përveç urimeve nga shokët e së majtës që e kishin firmosur. Hamendësoj se nënshkruesit do të marrin përmbytjet e emeileve të zakonshëm të dështakëve të zakonshëm mbushur me urrejtje, por a nuk na ndodh të gjithëve? (Lexuesit rregullisht me shkruajnë duke më ftuar ‘t’ua thith’ ose të vras veten. Unë e mirëpres letërkëmbimin. Nëse atyre u duhen më shumë përpjekje që të gjejnë adresën time të emailit dhe të hartojnë një mesazh, sesa më duhet mua per të lexuar mesazhin dhe të klikoj mbi ikonën ‘fshij’, unë fitoj.) Do të më vinte plasja nëse do zhvlerësoja një ide të mirë duke e paraqitur në unison me 150 njerëz të tjerë. Çfarëdo sigurie që do më jepnin numrat e tyre nuk do ia vlente.
…janë ngjitëse. Nëse nënshkruani një letër të hapur, të tjera ju shfaqen te dera. Një arsye pse po shkruaj këtë jeremiadë kundër letrave të hapura është për të qëndruar, si një avokat i armatosur rëndë nga St. Louis në hyrjen e banesës sime metaforike dhe të paralajmëroj ato peticione dhe letra kapërthyese që të ikin nga oborri im. Nuk mund të mbështetet çdo kauzë e denjë. Mund të përmend dhjetra që shpresoj se dikush, diku, po ndjek monomaniakërisht. Por, manitë e mia janë boll, dhe unë mund t’u uroj të tjerëve suksese, edhe pa u bashkuar me ta. Provo të nënshkruash një letër të hapur dhe mospranimi yt për të nënshkruar tjetrën do të interpretohet si kundërshti.
Megjithatë, mund të mendoj për një arsye të mirë për të nënshkruar letra të hapura - që është t'u tregosh të tjerëve se nuk janë vetëm. Shkrimtarët e Harper’s pretendojnë se një helm i heshtur po përshkon institucionet liberale, duke u përhapur i pa vënë, re si një rrjedhje monoksid karboni nëpër revista, gazeta dhe universitete. Ai helm është besimi se të detyruarit e armiqve tuaj për të mbyllur gojën është fitore. Unë e shoqëroj këtë deluzion me të djathtën, dhe ta shohësh se po depërton edhe në të majtë është shqetësuese. Ju doni që armiqtë tuaj vazhdimisht të provokojnë mbrojtjen tuaj, të ekspozojnë dobësitë tuaja dhe t'ju kujtojnë se duhen përforcime. Rendi tradicional i liberalizmit e ka njohur këtë vlerë, dhe ka inkurajuar debatin e egër për të mirën e të gjithëve. Ky rend është gjithashtu më argëtues. Të gjitha universitetet dhe revistat e shkëlqyera (me përjashtim të The Atlantic, një det qetësie) punësojnë kolegë që urrejnë me zemër njëri-tjetrin dhe ia kujtojnë njëri-tjetrit vazhdimisht atë urrejtje.
Shumë prej këtyre institucioneve kanë qenë në të majtë për kaq kohë sa arsyet e këtij rendi të gjërave janë harruar. Letra e Harper’s të paktën u tregon atyre që e mbajnë mend atë rend dhe ata që do ta mbronin atë, se kanë aleatë të gatshëm për t'iu bashkuar kësaj mbrojtjeje. Një mënyrë për t'i inkurajuar është të shkruarit e emrit tuaj në fund të një letre. Një mënyrë edhe më e mirë është të shkruani një letër tuajën. Kjo është çka po lexoni tani.
**Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38