Flash News

KRYESORE

Burrë e grua aksidentohen me motorr në Fier, po ktheheshin nga dasma

Burrë e grua aksidentohen me motorr në Fier, po ktheheshin nga dasma

Dy persona janë aksidentuar pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se dy të aksidentuarit janë burrë e grua dhe janë rrëzuar me motor tek sap o ktheheshin nga një dasmë.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i motorri, Pirro Koci 57 vjeç ka humbur kontrollin e motorrit duke rënë në asfalt, pasi po ktheheshin për në Seman.

Të aksidentuarit janë dërguar në spital, ndërkohë që mësohet se gjendja e 57 vjeçari është e rënduar dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Gruaja është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit