Burrë e grua luajnë për të njëjtën skuadër futbolli

Mesfushori brazilian i Monaco Fabinho ishte përfolur se do të largohej nga skuadra franceze dhe për të kishin shfaqur interes një sërë ekipesh të njohura europiane.

Por për të mbajtur mesfushorin në skuadër drejtuesit e Monacos kanë bërë një lëvizje surprizë. Klubi zyrtarizoi blerjen e gruas së tij, Rebeca Tavares, e cila do të luajë në skuadrën e femrave.

Me këtë lëvizje, duket se Fabinho ka hequr dorë nga ideja për t;u larguar nga klubi francez. Manchester United dhe Paris SG janë dy ekipet që kanë shfaqur interes për mesfushorin.