Flash News

KRYESORE

Burrel, procedohen 10 abonentë, vidhnin energjinë duke ndërhyrë në matësat

Burrel, procedohen 10 abonentë, vidhnin energjinë duke

Nga kontrollet e OSHEE Burrel janë zbuluar abonentë që vidhnin energjine elektrike përmes ndërhyrjes në matës dhe lidhjes së paligjshme direkt nga linja në forma të ndryshme.

 Për këtë janë kallëzuar në Prokurori dhe shoqëruar në polici shtetasit: Fezi K. dhe Sadri K, njësia Kastriot, Dibër; Gjon D., Mirditë; Altin J. dhe Gjokë D. nga Dibra; Teki B. dhe Met RR. nga fshati Lenjë, njësia Krastë; Xhaferr M. dhe Pëllumb M. nga Ostreni i Madh; Ahmet T., nga Dohoshisti.

Gjithashtu, policia e Burrelit ka arrestuar një grup prej 4 personash, dy nga Tirana dhe dy nga Tropoja, me akuzën e vjedhjes se transformatorëve në periudha të ndryshme.

Të fundit