Flash News

KRYESORE

Burrëria – çfarë është kjo?

Burrëria – çfarë është kjo?

Zhaklin Lekatari

Në kulturën tonë të jesh mashkull do të thotë mos sillesh si gay. Gjithashtu do të thotë dhe që nëse në karakterin tënd ke pjesë femërore atëherë duhet t’i fshehësh. Kjo në njëfarë mënyre është të shpegosh burrërinë duke treguar  se çfarë  nuk është ajo.

Por çfarë dmth të jesh burrëror? Është një gjëndje fizike apo mendore? Është të sillesh në mënyrën e duhur? Është kur jë shumë i aftë në krevat? Mund të jesh burrëror nëse zëri yt tingëllon si miza në qyp? Personalisht mendoj që koncepti i burrërisë zhvillohet me kalimin e kohës. Burrëria është një koncept i kulturës moderne  dhe nuk ka një bazë në shkëncë apo natyrë, gjithsesi ajo është një forcë shumë e madhe që ndikon në mënyrën se si ne e shohim veten dhe të tjerët.

Në kulturën moderne perëndimore të jesh burrë do të thotë të jesh i pavarur kur rasti e kërkon. Dhe gjithashtu i kujdesshëm, i gjindshëm dhe i sjellshëm. Një burrë duhet të jetë i aftë të marrë dhe të japë emocione shpirtërore dhe fizike por pa qënë shumë i ngjitur. Ai duhet të ketë vlera dhe etikë pune dhe nuk duhet të tregojë burrërinë e tij duke u munduar të trëmbë apo të ofendojë të tjerët. Ai nuk duhet të ketë një sensor për kërkimin e seksit të kundërt në organin e tij gjenital ndërkohë që dukja e tij mund të shkojë nga Harry Potter deri të një model reviste.

Pastërtia nuk është asnjëherë opsionale!

Ka shumë djem dhe burra ama qe nuk kanë asnjë nga këto cilësi por gjithsesi janë shumë të kërkuar dhe të suksesshëm. Këta janë ata djem që e marrin organin e tyre gjenital shumë seriozisht. Kjo ndodh sepse e vetmja mënyrë që kanë që të bindin vetvetën që janë burra është performimi i aktiviteteve mashkullore: birra, raki, droga dhe ndonjë “pjeshkë” aty afër që mund të përdorin. Ata më shumë duken se sa janë.

*Botuar fillimish në tabu.al        / Në foto: Skulpturë nga Man Ray.

 

Të fundit