Flash News

KRYESORE

Burri bie nga kati i 7, dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht

Burri bie nga kati i 7, dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht

Pak më parë një burrë rreth të 60-ave ka rënë nga pallati dhe ka humbur jetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ në Fier dhe mësohet se burri ka rënë nga kati i 7.

Sipas të dhënave 60 vjeçari me emrin Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe mendohet se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e tij në morgun e spitalit të Fierit.

Të fundit