Flash News

KRYESORE

Burri denoncon gruan në polici: Më dhunon

Një 38 vjeçar me iniciale K.C., ka kallëzuar penalisht gruan e tij 33 vjeçare M.C., për dhunë.

Policia ka lëshuar urdhër mbrojtje për bashkëshortin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare,” njofton policia.

Të fundit