Flash News

KRYESORE

Burri gjendet i vdekur mbi shinat e trenit; dyshimet e para të policisë

Burri gjendet i vdekur mbi shinat e trenit; dyshimet e para të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje një fshat të Fierit, ku një burrë 65 vjeç është gjetur i pajetë mbi shinat e trenit.

Sipas policisë, 65-vjeçari me inicialet A. M., dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ndërkaq këto shina mësohet se janë jashtë funksionit.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Më datë 21.07.2018, në fshatin Mbyet, Fier, mbi shinat e trenit te linjës Fier-Ballsh (jashtë funksionit), është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi A. M., 65 vjeç.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim.

 

Të fundit