Flash News

KRYESORE

Burri më i fortë i Britanisë, pjesë e bandës shqiptare që trafikonte emigrantë

Në Britaninë e Madhe ka nisur gjyqi ndaj tri personave me origjinë shqiptare, të cilët akuzohen se janë pjesë e një bande që merret me futjen e emigrantëve në mënyrë të paligjshme në ishull.

Jimmy Marku, 44 vjeç, është mjaft i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai tri herë ka përfaqësuar Britaninë në finale në garën e “Burrit më të fortë të Botës. Hetuesit akuzojnë se ai, bashkë me të vëllanë e tij, Jetmir Markun dhe me 39 vjeçarin Alex Sefolli blenë një varkë me qëllim që të trafikonin qenie njerëzore.

Hetimet nisën pasi u arrestua australiani Steven Jackson më 23 maj të 2016-ës. Ai ishte duke drejtuar katamaranin “The Fortunella”, e aty policia zbuloi se ishin fshehur shqiptarë 17 shqiptarë. Asnjë prej tyre nuk zotëronte vizë për t’u futur në Britaninë e Madhe.

Banda e shqiptarëve merrte njerëzit nga Franca dhe më pas i fuste ata në Angli. Njeriu më i fortë i Britanisë e pranoi e ai ishte pjesë e një konspiracioni për të trafikuar qenie njerëzore. Por ai hedh poshtë akuzat se ka ndihmuar në futjen e emigrantëve në ishull. Gjyqi vazhdon me 3 shqiptarët dhe australianin akuzuar.

Të fundit