Burri plagos ish-dhëndrrin, 25-vjeçari në rrezik për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kamenicë të Korçës. Policia bën me dije se sot rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.