Flash News

KRYESORE

Burri pro Çadrës, gruaja kundër: rasti i Dritan Hilës dhe Rudina Xhungës

Burri pro Çadrës, gruaja kundër: rasti i Dritan Hilës dhe

Dritan Hila, i talk-show-t Arena në Ora News, iu  bashkua para pak ditësh protestëts opozitare, duke kryer një akt kurajoz guximi qytetar dhe intelektual. Edhe më shumë të tillë kur kujton majtizmin e tij të rrënjosur, si ideologji dhe prejardhje. Bashkëshortja e tij, edhe ajo me një talk show, 'Dritare' në Vizion Plus, gjithaq e majtë, është kundër çadrës. Në një komunikim të sotëm në rrjetet sociale, Rudina Xhunga, ka shprehur trishtim, për një debat mes të shoqit dhe shkrimtarit Agron Tufa, që ka përfunduar në gjuhë të ashpër dhe etiketime jo-etike. Pasi revoltohet për dhunën e pikasur në fjalët e Tufës, Xhunga sheh te Shqipëria një vend 'jo normal' që 'prish bunkerë e bën çadra'. Hila e pat përgëzuar opozitën edhe për djegien e bunkerit të kthyer në 'Bunkart2'. Xhunga është për bunkerët, por jo Çadrën, ndërkohë që i shoqi është kundër bunkerëve dhe pro Çadrës.

 

Të fundit