Flash News

KRYESORE

“Burri do më vrasë, më ndihmoni”, letra që gjyqtarja e ekzekutuar i dërgoi ambasadorit Lu

Gjyqtarja Fildes Hafizi e ekzekutuar sot me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë.

Referuar letrës së siguruar nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citohet në letrën që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

Dy vite me urdhër mbrojtje, si Fildes Hafizi i shpëtoi në 2015-ën vrasjes, djali i mitur u përlesh me babain

 

 

 

 

Të fundit