Flash News

KRYESORE

Burri vrau gruan me sëpatë, dalin pamjet video pranë vendngjarjes në Koplik

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme vendin.

Burri ka vrarë në debat e sipër gruan e tij në Koplik të Malësisë së Madhe. Ylber Bajrakurtaj ka vrarë me sopatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut në Malësinë e Madhe.

Mësohet se çifti ka tre fëmijë. Policia ka arrestuar autorin në vendngarje. Këto janë fotot e siguruara nga “ShkodraNews” në vendin e ngjarjes, pak minuta pas krimit të rëndë.

Ja informacion Paraprak:

Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Nga informacionet paraprake mesohet se Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor. Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

 

Të fundit