Flash News

KRYESORE

Burri xheloz rreh bashkëshorten në Tiranë, i merr para nën kërcënimin e thikës

Burri xheloz rreh bashkëshorten në Tiranë, i merr para nën

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme  39 vjeçarin Vath Uku i cili ka rrahur bashkëshorten e tij, dhe pastaj nën kërcënimin e thikës i ka marrë para.

Policia bën me dije se shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin: – Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje). Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një thikë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Të fundit