Flash News

KRYESORE

Burrit të kryebashkiakes së Durrësit i vjedhin makinën luksoze, grabitjen e denoncon në Polici

Burrit të kryebashkiakes së Durrësit i vjedhin makinën

Roland Shahinit, burri i kryebashkiakes së Durrësit,  Emirjana Sakos, ka denoncuar në polici grabitjen e mjetit të tij luksoze. Mësohet se denoncimi është bërë pak ditë më parë.

Fillimisht në media doli lajmi se makina e vjedhur ishte e kryebashkiakes, por më pas burime nga bashkia e qytetit bregdetar thanë se, makina ishte në pronësi të burrit të saj, Roland Shahinit, i cili është edhe aksioner në një firmë që merret me tregti mjetesh.

Mësohet se makina luksoze është grabitur gjatë natës, nga persona ende të paidentifikuar, teksa mjeti ka qenë i parkuar.

Kujtojmë se Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt për arsye shëndetësore. Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet.

Të fundit