Flash News

KRYESORE

“Bush-Berisha, Bolton-Rama!” Gazetari tregon dallimin e madh për Kosovën

“Bush-Berisha, Bolton-Rama!” Gazetari tregon dallimin e madh

Gazetari Çim Peka ka publikuar një shkrim sa i përket telefonatës së John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan, me kryeministrin Edi Rama dhe përplasjen e këtij të fundit me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Nën efektin e substancave, ai arriti deri aty sa ti përmendte Sali Berishës raportet e këtij të fundit me Uashingtonin. E kujt, pikërisht Sali Berishës”, shkruan Peka në ‘Syri.net’.

Gazetari thekson diferencën e madhe që kanë raportet e kryeministrit aktual me Shtëpinë e Bardhë, me raportet që kishte Berisha, dhe sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Presidenti amerikan jo vetëm që erdhi në Tiranë, por në krah të Sali Berishës, në qershor të vitit 2007, atëherë kur askush në botë nuk e dinte ende se çfarë do të ndodhte me Kosovën, deklaroi se, 1) Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe 2) Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Pas 9 muajsh, Kosova, shpalli pavarësinë nën drejtimin e ShBA-ve, dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO! Ky është dallimi midis Sali Berishës dhe Edi Ramës; të parit i vjen Presidenti i ShBA-ve në shtëpi për të shpallur pavarësinë e Kosovës, të dytin e merr në telefon këshilltari i Presidentit për të ndarë Kosovën”, shkruan Peka.

Në debatet e zhvilluara dje në Kuvend, Rama deklaroi se Berisha nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së për shkak se ambasada nuk i jep vizë, por ky pretendim u hodh poshtë nga ish-kryeministri.

“Sali Berisha nuk është në listë”, Departamenti Amerikan reagon për pretendimin e Edi Ramës

Të fundit